Policia e ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje dhe për zjarrëvënie.
I dyshuari fillimisht kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e pastaj ia kishte vënë fjalën shtratit të dhomës.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./BetimipërDrejtësi