Ditën e djeshme, në orët e hershme të mëngjesit është vjedhur arka e xhamisë së Kishnarekës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në facebook.
Sipas njoftimit, imami i xhamisë ka lajmëruar organet e rendit.
“Një vepër e tillë nuk është njerëzore dhe shpresojmë që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe raste të tilla mos të ndodhin asnjëherë”, thuhet në postim.