Eksperti i integrimeve evropiane, Agron Hoti në një intervistë të dhënë në “Info10”, ka folur rreth vendimit të sotëm të liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton Gazeta10.
Hoti ka thënë se ky sukses është i të gjithëve dhe se mos të shfrytëzohet për poena politike, duke dërguar një lloj mesazhi tek pushteti aktual.
“Secili pushtet mundohet të përvetësojë këtë sukses, në fakt është sukses i të gjithëve. Pushteti aktual duhet që ta njoh si sukses të gjithëve në mënyrë që të qetësohen gjakërat dhe qytetarët të mos çohen si gjela jo është sukses i joni jo i joni. S’duhet që lojën tonë të brendshme politike ta shfrytzëojmë për kauza politike.”, ka thënë ai.
Tutje, Hoti liberalizimin e vizave e ka lidhur me marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se po të mos kishte dakordim për formimin e Asociacionit, nuk do të kishte as liberalizim.
“Lufta e brendshme për pushtet dhe mos zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë ka dërguar në bllokimin e liberalizimit të vizave deri më sot. Nëse e zbatojmë marrëveshjen e Ohrit, vizat do të hiqen. Kemi kaluar në një trajektore të vështirë, na kujtohen pamjet e 2014-2017 kur ju hinte flaka institucioneve të Kosovës, u bëmë gazi i botës, pra me një shtet që menxi bëhej. Dje ishte jo Zajednicë sot u bo samopronica, pa u bë samopronica nuk do të kishte liberalizim të vizave.”, ka thënë ai.