Këshilli Drejtues i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, më 24 korrik ka zgjedhur rektore të universitetit prof. Merita Shalën, por kjo zgjedhja si duket nuk i ka pëlqyer ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavcit, shkruan vezhguesi.com
Pas zgjedhjës së saj, MASHT-i përmes një njoftimi në Facebook në faqen zyrtare të tyre, kanë njoftuar që e kanë pezulluar konkursin për rektor, e që sipas tyre ka pasur shkelje në procedura.
Por si duket ministrja Nagavci është dëshpëruar me anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga MASHT-i: Ilir Mazrekun, Salem Lepajën dhe Gazmend Kaçanikun, pasi që me 29 shtator ka marrë vendim për shkarkimin e tyre, duke emëruar anëtarë të tjerë: Agim Vinca, Atifete Zuna dhe Jeton Halili.
Burime të vezhguesit mësojnë se të shkarkuarit e Nagavcit që ishin pjesë e Këshillit Drejtues nuk arritën që t’a zgjedhin të preferuarin e ministrës Nagavci rektor të këtij Universitetit, andaj u liruan nga detyra.
Kujtojmë se që nga ardhja e VV-së në pushtet, ka pasur ndërhyrje të madhe politike në pavarsinë e universiteteve publike, ku edhe rektorët janë zgjedhur të afërm të partisë në pushtet.
Kështu miku i ngusht i Albin Kurtit, Arton Dermaku është zgjedhur në gusht të këtij viti rektor i Universitetit të Gjilanit, i cili që nga viti 2018 u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërsa në Universitetin e Prizrenit në maj të këtij viti u zgjodh Mentor Alishani Rektor i Universitetit, i cili është vëllau i asambleistës së VV-së në Prizren, Dafina Alishanit.
/Vezhguesi.com/