Por kush është Valbonë Mehmeti, Shkenctarja e vitit 2022 që u shpall në fillim të qershorit nga Ministria e Arsimit, Teknologjise, Shkencës dhe Inovacionit?
A janë të vërteta pretendimet se punimet e saja shkencore u botuan nga botues të dyshimt?
Biografia e saj e vetme fillon dhe mbaron me angazhimin e saj si asistente e angazhuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në kuadër të Universitetit të Prishtinës.
Të paktën kaq kemi arritur të kuptojmë nëpërmjet internetit derisa ministrja Nagavci e prezantoi atë si doktorante e shkencave të Kimisë dhe autore të 14 publikimeve shkencore për vitin 2022, prej të cilave, 4 si autore e parë.
Dy prej punimeve me të cilat ajo mori titullin “Shkenctarja e vitit 2022” janë të botuara nga botuesi Multidisciplinary Digital Publishing Institute (MDPI), i cili është themeluar nga Kinezi Shu-Kun Lin në vititn 1996.
Ndërsa, punimi i 26 prillit 2022, që u morr parasysh në këtë konkurs është i botuar në revistën Computation.
Punimi tjetër, ai i nëntorit të vitit 2021, ka të njëjtin botues por i botuar në revistën Electrochem.
Të dyja këto revista por edhe botuesi janë në listën e revistave dhe botuesve të dyshimt.
E vërteta e botuesit filloi të zbulohet në shkurtin e vitit 2014 kur MDPI u përfshi në listën e Jeffrey Beall si publikues grabitçar me pretendimet se në publikimet e saj kishte futur edhe nobelist pa dijeninë e tyre, dhe se aty mund të gjendeshin botime kryesisht për promovimin e individëve, e dhe për të qëndruar në pozitat e tyre, por jo për qëllime shkencore.
Pas një ankese nga ky botues, në vitin 2015 ky institut u largu nga lista e Jeffrey Beall si publikues grabitçar duke thënë së po ushtrohej një presion i madh nga Universiteti i Kolorados, por megjithatë Jeffrey Beall kishte vazhduar të mbetej si kritikues i MDPI-së.
Në dhjetor të vitit 2021, fakulteti i shkencave i Universitetit të Bohemia Jugore njoftoi se do të ndërpriste përkrahjen financiare ndaj revistave të botuesit MDPI dhe njoftoi se punimet e botuara në revistat e këtij botuesi nuk do të merren parasysh nga ky Universitet.
Në janar të 2023-ës, Universiteti Zhejiang në Hangzhou të Kinës kishte njoftuar gjithashtu që punimet shkencore të publikuara në revistat e MDPI-së nuk do të merreshin parasysh nga Universiteti.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Danimarka, Belgjika dhe Norvegjia. Norvegjia ka krijuar edhe listën të quajtur NIVELI X ku janë futur të gjitha revistat e edhe botuesit e dyshimtë, në të cilën gjendet edhe MDPI.
Por si e rregullon Kosova çështjen e punimeve shkencore, dhe a pranohen ato të botuara nga botues të dyshimtë?
Sipas udhëzimit administrativ UA 01/2018 Neni 3, paragrafi 5 thotë: Revistat e propozuara nuk duhet të jenë në listat e publikimeve të botuesve apo revistave të dyshimta në kohën e publikimit të punimit.
Por, kush ka botuar në këtë botues grabitqar, cmimi i të cilit shkon nga 1000 deri në 2600 franga e më shumë.
Po të kërkosh në faqen e këtij botuesi artikuj për Kosovën, mjafton ta shkruash Kosovo apo Prishtina dhe kërkimi rezulton me 224 punime.
Punimet shkencore përveç vlerësimeve akademike në fushën e shkencës, këtyre autorëve u japin edhe përfitime të tjera, siç është rritja e gradave akademike.
Dhe jo vetëm kjo… Autorët përfitojnë nga grantet shkencore nga Universiteti i Prishtinës dhe nga konkurset e përvitshme të MASHT-it.