Një person është arrestuar të hënën për mashtrim.
Ai dyshohet se kishte marrë një kredi duke falsifikuar dokumentet.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
“Në ndalim është një person i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumentit”. Prokurori i rastit do të ndërmerr edhe veprimet e tjera ligjore “, tha ajo.
Personi i dyshuar e ka falsifikuar kontratën e punës duke arritur që të marrë kredinë.
Shuma e kredisë e cila është marrë nga i dyshuari në fjalë është 10 mijë euro.
I njëjti kishte aplikuar në muajin janar me dokumentet e falsifikuar ndërsa është arrestuar gati pas pesë muajsh