Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s 24 vjet më parë në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve dhe pa miq të mirë sot nuk do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë.
Kreu i qeverisë shkruan se sot më shumë se kurrë është dita që Kosova të dalë nga qorrsokaku me dialog dhe jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!
— Edi Rama (@ediramaal) June 12, 2023