Ish i burgosuri politik nga Gjakova, Afrim Caka, u përzë nga studio e Debat Plus-it prej drejtuesit të emisionit Ermal Panduri, pasi ai i pari i tha gazetarit dhe analistit Astrit Gashi, se “i ke fjalët nga Serbia”.
Gashi e humbi krejtësisht toruan me Cakajn të cilit iu kthye me një reagim tejet moralisht të lënduar nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.
“Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakat, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.
Pas kësaj ndërhyri Panduri i cili kërkoi nga Caka që të lirojë studion.
“Zoti Caka, ma liro studion”, tha Panduri teksa kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë mikrofonin.
Gashi, i cili pësoi indinjatë të thellë nga fjalët e Cakat u shpreh se “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personti në fjalë “kurrë në jetë s’ia fali”.
“Kurrë në jetë s’ia fali. Ai ka me pas problem personal me mu. Në fytë kam me shkelë nëse e nzo”, tha Astrit Gashi pasi u largua Caka.