Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka zbritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, anëtarët e qeverisë dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Sipas raportimeve të mediave, Blinken do të shohë gjithashtu familjet e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi dhe të dërguar në Gaza.
Sipas informacioneve, ditën e nesërme Blinken do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen.
Izraeli ka mbledhur 300,000 rezervistë pranë kufirit të Gazës për një pushtim të mundshëm tokësor.
SHBA është në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për lejimin e ndihmës në Gaza dhe sigurimin e kalimit të sigurt nga territori për disa banorë.