“Monstra” në Maqedoni, ku u ekzekutuan pesë qytetarë të gjithë me përkatësi etnike maqedonë, është shumë i ngjashëm me rastin e vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në një diskotekë në Pejë, inskenim për të fajësuar shqiptarët, të cilët ndonëse drejtësia Kosovare por edhe ajo ndërkombëtare i sheh si të pafajshëm.
Ku qëndron ngjashmëria midis këtyre dy rasteve?
Një, në të dy rastet bëhet fjalë për qytetarë joshqiptarë: në rastin “Monstra” të ekzekutuarit janë me kombësi maqedonas, kurse në rastin e Pejës, janë serbë,
Dy, në të dy rastet bëhet fjalë për krim të rëndë ekzekutimi të më shumë njerëzve përnjëherësh dhe nuk ka fakte dhe prova për kryesit e veprës.
Tre, në mungesë provash, në të dy rastet fajësohen shqiptarët dhe në bazë të dyshimeve gjykata merr aktvendim. Në rastin e “Monstrës”, madje merret dënimi kapital me burgim të përjetshëm për gjashtë shqiptarët e dyshuar.
Katër, dhe në fund, në të dy rastet pushteti antishqiptar merr masa drakonike presioni e terrori mbi shqiptarët, duke e tensionuar skajshmërish situatën dhe duke terrorizuar e malltretuar në mënyrë brutale, të pamëshirshme dhe të paskrupullte shqiptarët nga policia.
Pra, edhe rasti “Monstra” edhe ai i Pejës janë raste të një krimi monstruoz, të cilët shqiptarët i gjykuan me kohë dhe i dënuan si krime të papranueshme dhe jonjerëzore.
Por, ç’e do? Ata prapëseprapë u fajësuan dhe dënuan me dënime kapitale, duke i shkaktuar dëme të madh shqiptarëve.
Tani më nga nëntori i vitit 2022 jemi në pritje të vendimit përfundimtar të këtij procesi mbase të montuar për të krijuar probleme ndër etnike në Maqedoninë e Veriut, gjë e cila edhe kishte ndodhur aso kohe.
Tre shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të burgosur përjetësisht ndonëse me shume mungesa të provave, ata janë në pritje të vendimit final gjë që edhe i bën të shpresojnë në drejtësi përfundimtare dhe lirimit e tyre, në kuptimin që tashmë në MV nuk janë në pushtet ultranacionalistës e ish Kryeministrit Gruevski dhe ish shefit Mihajkov që edhe dyshohen të kenë qene të përfshirë drejtpërdrejt në inskenimin e këtij rasti.