Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në komunat veriore të Kosovës, deri në muajin maj kanë pranuar dhe trajtuar 184 raste të ndryshme penale.
Përmes një postimi në Facebook, MPB thotë se raportimet nga ana e qytetarëve janë çelësi i luftimit të krimit dhe çdo lloj vepre tjetër penale.
“I falënderojmë qytetarët për besimin në raportim si dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim.