Situatë e qetë paraqitet në Leposaviq.
Në mesin e protestuesve serbë ishin edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.
Ata kërkuan që të hyjnë në objektin e komunës, por nuk u lejuan nga KFOR-i amerikan.
Një numër i protestuesve janë mbledhur afër objeteve komunale në tri komuna, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Synimi i tyre është që të pengojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në veri.