Në Strasburg është nënshkruar ligji i ri për liberalizimin e vizave të Kosovës.
Aktualisht zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po mban konferencë për media pas ceremonisë.
Në këtë ceremoni mori pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall.
Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten. /Vezhguesi/