Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është edhe zyrtarisht në luftë pasi terroristët e Hamasit kanë hyrë sot në jug të territorit izraelit.
“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë”, ka deklaruar Netanyahu.
Ai gjithashtu ka thënë se armiku do të paguaj çmim që nuk e ka njohur kurrë më parë.
“Armiku do të paguajë një çmim që nuk e kanë njohur kurrë më parë”, ka thënë Netanyahu.
Në anën tjetër, terroristët e Hamasit kanë hyrë brenda territorit të Izraelit dhe kanë vrarë civilë rrugëve e në banesat e tyre. /Paparaci.com/