Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Agim Hajrizi’ në Mitrovicë, ku një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 33-vjeçarit, ku i njëjti është gjetur i gjakosur nga nëna e tij e cila vrapoi e frikësuar për në dhomën e të birit pasi dëgjoi krismën e pushkës.
Brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë nga nëna e viktimës dhe të njëjtit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende motivet që shtynë të riun të bëjë këtë veprim, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’. /Vezhguesi/