Një person nën moshën 18-vjeçare është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture (14-vjeç). Bëhet e ditur se viktima dhe i dyshuari janë kushëri mes vete.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për rastin e ndodhur me 31 maj të këtij viti, por që arrestimi ka ndodhur ditën e djeshme, pra me datë 3 korrik.
Rasti është hapur në polici si “sulm seksual” dhe “tentim vetëvrasje”, sepse e mitura ka tentuar vetëvrasjen.
Sipas burimeve të express, viktima ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në komë, ndërsa raportohet se viktima ka tentuar edhe më parë vetëvrasjen.