Para pak minutave është raportuar se tashmë ka nisur takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Diplomatët para kryeministrit Kurti janë takuar me presidentin serb Alekdandar Vuçiq.
E pas këtyre dy takimeve të ndar, palët prutet që të zhvillojnë edhe një takim trepalësh.
Para takimeve me tw dy palët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka treguar pritjet pwr takimin.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se sot sytë e BE-së janë nga Ohri.
“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri. Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për aneksin e zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.
Për takimin ka reaguar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg i ka quajtur “të rëndësishme” bisedimet e Ohrit derisa ka thënë që pret se Kurti dhe Vuçiqi do të “angazhohen konstruktivisht dhe do të bëjnë progres”.
“Ky është çelësi për stabilitet afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.” – shkroi ai në “Twitter”.
Shumë takime të vogla para takimit të madh
Para këtij takimi, Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka pasur një agjendë të ngjeshur para takimit trepalësh në Ohët. Ai sot ka zhvilluar shumë takime të vogla para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e BE-së.
Fillimisht, i pari i qeverisë, është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Më pas, Kurti është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.
Pas këtyre takimeve, Kurti është shprehur optimist për takimin e madh.
“Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe popullit për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse unë jam kryeministër i republikës i të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Kurti, raporton Klan Kosova.
Ai ka deklaruar se Kosova është e interesuar për marrëveshje.
“Me këtë rast, përveçse jam optimist, kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë, dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët, që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim”, është shprehur Kurti.
Kryeministri Kurti ka takuar edhe me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti e ka falënderuar emisarin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme.
“Folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, është thënë në njoftimin e ZKM-së.Në takimin e sotëm, kryeministri Kurti diskutoi rëndësinë e dialogut me Serbinë dhe theksoi nevojën për një qasje konstruktive nga të dyja palët në këtë proces. Ai falënderoi z. Escobar dhe ShBA-në për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në këtë proces dhe shprehu pritjet e tij për një angazhim të vazhdueshëm dhe të fortë nga partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti gjithashtu diskutoi mbi sfidat e tjera që përballon Kosova dhe përkushtimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.