Një 31-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit. Ngarja ka ndodhur në Obiliq.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtiëns, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se dyshimet e para janë për vetëvrasje.
“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj”, ka thënë Ahmeti.
“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo.