Një 35-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Vogël, komuna e Klinës.
Lajmin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre ishin me persona të lënduar.