Përkundër që është bërë një muaj nga aksioni për largimin e qeneve endacakë nga rrugët dhe hapësirat publike, qytetarët në Prishtinë vazhdojnë të përballen me sulme.
Mëngjesin e së mërkurës (sot) një grua e moshuar është kafshuar nga qentë afër Qendrës Klinike Universitare.
Ajo ka marrë tretman mjekësor në QKUK.
Në një fotografi që ka publikuar një familjare e saj në rrjetin social Facebook, shihet lëndimet që ka marrë nga sulmi i qenve.
Qytetarët i bëjnë thirrje Komunës së Prishtinës, që t’i jepet fund këtij problemi të kamotshëm të kryeqytetit.
Projekti i komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë në këmbim të 50 eurove ka nisur më 28 gusht. Deri me tani ende nuk dihen shifrat se sa është interesimi i qytetarëve për ta bërë një veprim të tillë, por dihet që qentë vazhdojnë të shëtisin rrugëve të kryeqytetit