Një person i mitur i cili është në vuajtje të masës edukuese në Qendrën Korrektuese Edukuese në Lipjan është larguar që aty, raporton vezhguesi.com.
Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, i mituri është shfrytëzues i rregullt i fundjavave dhe i njëjti ka sjellje të mira.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i mituri me masë edukuese, R. G, është larguar nga Qendra Korrektuese Edukuese Lipjan. I njëjti është shfrytëzues i rregullt i vikendeve dhe në vazhdimësi ka pasur sjellje të mira. Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.