Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci, ka folur për videon e cila po qarkullon tash e sa ditë ku ai shihej me dy persona, të cilët mes tjerash, thonin se “jemi shtet, nuk na nin çka thonë amerikanët”.
Dje Bajqinovci u distancua nga dy personat në fjalë.
Deputeti ka thënë se nuk e ka ditur që do të realizohet një video, derisa shtoi se “është kundër asaj që u tha”.
“Është bë shumë e madhe, edhe unë i njoh ata janë dy qytetarë të respektuar, dy të burgosur politik, në atë video nuk e kam ditë as çka do të flet, jemi taku rastësisht, unë si Mefail nuk kam thënë asgjë. Mediat e kanë keqcitu se Mefaili po qesh. Në foto dhe video kur je me qytetar nuk mund të rrish në mënyrë të egër, as nuk e kam ditë për çka e ka jfalën. A bën të bajmë një foto, unë kam mendu që po bon foto dhe e tha. Unë distancohem nga ajo që e tha, jam kundër.” tha ai në T7