Nxënësja e gjimnazit “Frang Bardhi” nga Mitrovica, Argjenda Trepça, do ta përfaqësojë Kosovën në garat e fizikës në Tokio të Japonisë.
Kjo u bë e ditur nga një postim i drejtoreshës së arsimit në Mitrovicë Drita Kadriut, e cila së bashku me nënkryetarin e Komunës, Arian Tahiri, takuan aktivin e mësimdhënësve të fizikës dhe nxënësit të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në garat e nivelit të shkollave prej nga vijnë, në nivelin komunal dhe në garat në nivel të Republikës.
Nxënësja Argjenda Trepça, e klasës së XI, do ta përfaqësojë vendin tonë në një garë në Japoni, ku marrin pjesë edhe nxënës tjerë nga 90 shtete të ndryshme.