Disa përfaqësues të opozitës serbe i kanë shkruar një letër përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në të cilën e njoftojnë se ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë të Kosovës kanë “shqetësuar thellësisht qytetarët e Serbisë” dhe se ato potencialisht mund të kenë pasoja më të gjera.
Ata pretendojnë se “gjendja e sigurisë është përkeqësuar seriozisht dhe se nuk ka dyshim se përfshirja konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë është e nevojshme, përfshirë ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpjekjet e të cilit “i mirëpresin”, por që, thonë ata, “kanë dëshmuar se të jenë të pamjaftueshme deri tani”.
“Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e tij mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë politike dhe përgjegjësi tjera për ngjarjet në Banjskë”, theksojnë opozitarët serbë.
Në të njëjtën kohë, ata pretendojnë se “një numër të madh i veprimeve të dhunshme dhe të pajustifikuara kundër popullatës serbe në veri të Kosovës të ndërmarra nga qeveria e Albin Kurtit (p.sh. imponimi “i dhunshëm” i kryetarëve të komunave pas zgjedhjeve në veri, sjellja “brutale” e policisë, dislokim i njësisë speciale në veri, arrestime “të pabaza”, ndalim i importit të mallrave nga Serbia)”.
Për më tepër, Aleksandar Vuçiq është drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e përfaqësuesve serbë që të largohen nga institucionet e Kosovës, veçanërisht nga njësitë policore, por edhe për imponimin e zgjidhjeve autoritare dhe jodemokratike, d.m.th për heqjen e pluralizmit politik te serbët në Kosovë”.
Kjo, theksojnë ata, mundësoi dhunën, shkaktoi viktima politike si z. Olliver Ivanoviq dhe të tjerë, dhe nxiti një gjendje të përgjithshme pasigurie dhe dëshpërimi, e cila çoi në një valë të re të emigracionit.
Në letër tutje theksohet se opozita serbe shpreh shqetësimin për paralajmërimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë.
“Dëshirojmë të theksojmë se ne, si opozitë demokratike në Serbi, jemi thellësisht kundër kësaj. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në vitet e 90-ta”.
“Në vend të ndëshkimit të qytetarëve të Serbisë, duke pasur parasysh përgjegjësinë e dukshme politike dhe personale të Aleksandar Vuçiqit për situatën aktuale, të vendoset çdo masë e mundshme ndaj tij dhe aleatëve të tij më të afërt politikë”, pretendohet tutje të këtë letër.
Ata theksojnë se Vuçiq është pjesë e problemit dhe jo zgjidhja e situatës aktuale, si në Serbi ashtu edhe më gjerë.
“Qeveria demokratike në Serbi është një parakusht për të kërkuar zgjidhje afatgjata për problemet komplekse, si në Kosovë, ashtu edhe për stabilitet dhe paqe më të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, përfundojnë ata në letrën e tyre./paparaci.com