Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Komunitetin Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës.
Shefja e shtetit të Kosovës brenda sallës ku është mbajtur takimi është parë teksa bisedon me liderë evropianë e të shteteve të ndryshme.
Osmani ka shfrytëzuar këtë takim për të biseduar edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin e Greqsië, Kyriakos Mitsotakis.
Në fotografi ku Osmani shihet bashkë me Scholz dhe Mitosktais, në prapavijë duket presidenti serb, Aleksander Vucic, i vetëm.
Presidentja Osmani në fjalën e saj para mediave para fillimit të takimit ka thënë se në Granada do të kërkojë nga aleatët që ta sanksionojnë Serbinë dhe Vuçiqin pas aktit të agresionit kundër shtetit të Kosovës dhe integritetit territorial të Republikës, që u krye nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh të sponzorizuar nga Serbia.
Gjithashtu Osmani ka deklaruar se s’ka takim me Vuçiqin pa iu vendosur sanksione presidentit serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ditë më parë kishte thënë se do të përballej me presione në këtë takim që po mbahet në Granada.
Duke folur sot para mediave nga qyteti spanjoll, kreu i shtetit serb ka thënë se “Serbia do të dalë nga kriza“./GazetaExpress/