Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka dëshmuar disa herë që është në krye të një ministrie që nuk i’a ka idenë se çfarë pozicioni ka, për më tepër me deklaratat e saj ka treguar që ka mungesë serioze të njohurive në fushën juridike. Ajo edhe sot e dëshmoi këtë, duke thënë se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë, nuk paraqesin ndërhyrje në drejtësi, njofton vezhguesi.com
Në konferencën e publikimit të raportit me titull “(Mos) Zbatimi Aurela i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”, ministrja befasoi të pranishmit të cilët shumica ishin juristë, duke thënë se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
“Sa i përket çështjes të asaj që thuhet në raport se deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave apo veprimet e sistemit të drejtësisë janë ndërhyrje në drejtësi, Gzimi tha se është qartazi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë , unë them qartazi nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, deklaratat të cilat ata i bëjnë kanë vetëm qëllimin që të ngrisin vigjilencën, llogaridhënien, profesionalizimin, meritokracinë dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.
Ndonëse është Ministre e Drejtësisë, që supozohet që kupton parime themelore juridike, si duket ajo ende nuk e ka të qartë ndarjen e pushteteve dhe pavarsinë e sistemit të drejtësisë.
Përndryshe për dallim nga të gjitha qeveritë paraprake, Qeveria Kurti e ka bërë të zakonshëm ndikimin në sistemin e drejtësisë duke komentuar vendime gjyqësore dhe duke linçuar dhe ofenduar gjyqtarë dhe prokurorë, që qartazi ndikojnë dhe pengojnë punën e sistemit të drejtësisë. /Vezhguesi.com/