Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Mediat që raportojnë nga veriu kanë publikuar video të momentit kur i është futur flaka kioksës së policisë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është djegur një shtëpizë e Policisë tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit zjarri është lokalizuar (fikur) nga policia dhe rasti është cilësuar si “Kryerje e veprës terroriste”.