Ministria e Mbrojtjes së Turqisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të nis për në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO.
Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës.
Ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” përgjatë katër dhe pesë qershorit. Pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë, një batalion komando i lidhur me komandën tonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Kırklareli), i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), u caktua si njësi rezervë, në bazë të kërkesës së bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali)”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global përmes Kombeve të Bashkuara, NATO-s, BE-së e OSBE-së dhe përmes raporteve dypalëshe