Sot, rreth orës 13:00, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka pranuar një thirrje telefonike nga një zyrtare e kompanisë TikTok (dega në Irlandë). Nga atje është njoftuar për një postim në platformën TikTok nga një përdorues i panjohur në të cilin postim flitet për vetëvrasje.
Policia njoftoi që rreth orës 15:00, është lokalizuar dhe identifikuar personi (përdoruesi i IP-adresës), fillimisht është kontaktuar me prindin, djali i të cilit dyshohet se ka postuar në TikTok nga telefoni postime me përmbajtje të ngjashme rreth vetëvrasjes.
Policia falënderon për bashkëpunimin partneret ndërkombëtar dhe ata vendor rreth trajtimit të shpejtë të këtij rasti. Me këtë veprim të shpejt dhe profesional, është arritur të parandalohet një rast potencial i dyshuar për lëndim të rëndë apo vetëvrasje.
Postimi i poltë: