Policia e Kosovës ia ka mundësuar kryetarit të ri të Leposaviqit të hyjë në komunë.
Para hyrjes së kryetarit, në Leposaviq pati tensione, ku u raportua se aty u dëgjuan edhe të shtëna me kallashnikov.
Para Leposaviqit, Policia shpartalloi turmat në Zveçan dhe Zubin Potok, ku tashmë kanë hyrë kryetarët e rinj në komuna.
Turmat u mblodhën mesditën e sotme për të pënguar hyrjen e kryetarëve të rinj, që janë të gjithë shqiptarë, pasi nëpër qytete u dëgjuan sirenat.
Raportohet se në këto qaste situata në Zubin Potok dhe Leposaviq është shtensionuar.
Ndërkaq, në Leposaviq kanë nisur të vendosën barrikadat. Disa prej tyre i ka larguar Policia e Kosovës.