Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se draftstatuti i Asociacionit i propozuar nga kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama duhet ta ketë mbështetjen në Kosovë.
“Unë e përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama dhe Shqipërisë, që ka pasur rol në të kaluarën dhe duhet të ketë edhe sot, në tejkalimin e situatës në veri të vendit. Asociacioni nuk është një shpikje e kryeministrit Rama, është një obligim nga vitit 2013, për te cilën unë kam qenë edhe në atë kohë që të zbatohet, që të krijohet. Nëse do të krijohej në 2013, në vitin 2023 nuk do të kishim këto probleme që i kemi sot. Zotëri Kurti e ka pranuar Asociacionin me pikën e shtatë, me një paketim të ri ‘vetëmenaxhim’. Iniciativa e kryeministrit Rama duhet të ketë mbështetjen në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Ai theksoi po ashtu se draftstatuti i propozuar nga Rama është hap i duhur dhe i drejtë.
“Së pari mendoj që është një hap i duhur, i drejtë dhe i domosdoshëm që Shqipëria ka dalë me një propozim të tillë dhe është mirë që të ketë edhe një dialog, jo vetëm politik të brendshëm në Kosovë, por edhe një dialog ndërshqiptar për atë që po ndodhë në veri të vendit. Sepse në fund të ditës jemi dy vende shqiptare në Ballkan dhe vëllezërit tanë në Maqedoni, banojnë në një hapësirë e cila nuk është larg hapësirës qe banon Kosova politikisht. Është mirë që të ketë përkrahje edhe nga Tirana edhe nga Shkupi”, tha ai.
Hoxhaj shtoi se ekzistenca e vendit është e lidhur me pikëpamjet dhe mbështetjen amerikane. Sipas tij, duhet të kontribuohet që ky raport të fuqizohet.
“Ne e kemi një situatë të tillë politike ku zotëri Kurti nuk i beson dialogut dhe këtu ka shpërputhje të qëndrimeve të tij me partnerët tanë”, ka vijuar ai