Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se të dielën bashkë me zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Peci tha se takimi u zhvillua në zyrën e Hetimit, teksa ia ka uruar atij detyrën e re, transmeton vezhguesi.com.
“Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
“Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare. There’s is a new sherif in town!”, përfundoi Peci.
Postimi i plotë: