Sot në orët e pasditës ka përfunduar bastisja e policisë në zonën e Banjskës.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.
“Nesër në orët e paraditës vendoset për hapat e mëtejme”, tha ai për klan kosovën.
Të dielen e 24 shtatorit, si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Në operacionin policor kundër këtij grupi u vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist dhe u plagosën dhe disa të tjerë.