Në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Sot po vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.
Dëshmitarja e parë e ZPS-së W4474 ka dhënë dëshminë e saj në seancë të mbyllur për publikun, sikurse edhe javën e kaluar.
Pas pyetjeve të parashtruar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, e njëjta ka përfunduar dëshminë e saj.
Tash do të dëgjohet dëshmitari tjetër i ZPS-së.
Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. /Vezhguesi/