Foto Ilustrim
Policia e Kosovës ka kryer një aksion në një depo afër stacionit policor në Leposaviq, ku dyshohej se ka armë, njofton vezhguesi.com
Por pas bastisjës së Policisë në këtë depo nuk janë gjetur armë, ndërsa janë sekuestruar disa vetura të komunës së Leposaviqit.
Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Operacioni i Policisë së Kosovës ka përfunduar, armë nuk janë gjetur, ndërsa janë sekuestruar disa vetura të komunës” tha Elshani. /Vezhguesi.com/