Para pak minutash vezhguesi.com raportoi që në Zveçan ka filluar ndërhyrja e KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë.
Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve.
Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.
Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, dëgjohen edhe krisma, që nuk dihet se nga vijnë.