Izraeli po sulmohet nga tre fronte, Gaza, Libani dhe Siria, derisa po përgjigjet me bombardime ajrore, zjarr artilerie dhe duke mbledhur një ushtri për një pushtim tokësor të enklavës palestineze, nga ku terroristët e Hamasit nisën sulmin e tyre të shtunën në mëngjes, 7 tetor.
Të vdekurit nga të dyja palët tani kanë kaluar 2200 dhe një përshkallëzim i armiqësive është skenari më i mundshëm, pavarësisht proceseve të armëpushimit në prapaskenë.
“Nuk është një luftë dhe një fushëbetejë, është një masakër”, tha një oficer i forcave të armatosura, i cili pa me sytë e tij prindërit e me kokën e prerw dhe foshnjat e vrara në Kibbutz Kfar Aza, në pjesën jugore të vendit.