Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të premten një rus në Leposaviq.
Ai dyshohet se e kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:52 dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.