Gjatë së martës në media u raportua se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është arrestuar.
Këtë informacion e ka demantuar Policia e Kosovës, duke thënë se për Ademin nuk ka ndonjë urdhër arrest ashtu siç është raportuar në media.
Mirëpo, sipas policisë, të parit të FFK-së i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë së mërkurës.
“Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, PK ka njoftuar se të martën ka intervistuar në stacion policor një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, përcjell vezhguesi.