Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve. Kujtojmë se njësitet speciale dhe ato të KFOR-it janë stacionuar te ura në Mitrovicën e Veriut dhe te “Kërrshi i Dudës”.
Ndryshe pas aksionit të policisë, ku u arrestua drejtuesi i Mbrojtjes Civile, Milun Milenkoviç, i njohur si Lune, serbet e veriut janë mbledhur, pasi që kishte rënë alarmi i urgjencës.
Ndërsa gjatë arrestimit të Milun Milenkoviç, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast dy nga ta janë të lënduar lehtë.