Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, pasi kanë pranuar një informatë se një barnatore në Prizren posedon barna pa banderola, kanë kryer veprime hetimore sot, më 05.07.2023, së bashku me Inspektoratin Farmaceutik.
Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasise të konsiderueshme të barnave.
Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejte 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro.
Postimi i plotë: