Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tubimin e serbëve para objekteve të komunave në veri të vendit.
Sipas policisë, protestuesit para objektit të komunës së Zveçanit kanë tentuar të kalojnë kordonë e policisë për t’u futur me dhunë në objekt dhe për këtë policia është detyruar të përdor sprej për të parandaluar.
“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdor mjetet e ligjshme si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontrollë.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: