Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në konferencën për media ka thënë se policia serbe i ka arrestuar policët e njësitit patrullues brenda territorit të Kosovës.
Kelani ka thënë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bare.
“Sot në mesditë në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës dyshohet se njësitët speciale të serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë që po patrullonin. Njësia patrulluese ka qenë në Bare thellë brenda territorit të Kosovës. Të njëjtin ishin duke i kryer detyrat zyrtare që të parandalojnë kalimet ilegale, të parandalojnë grupet kriminale të fusin mallra ilegale në Kosovë”, deklaroi Kelani.
Ai theksoi se fillimisht njësiti policor kufitar kanë parë se në atë lokacion po lëvizin njerëz të dyshimtë të armatosur.
Kelani shtoi se menjëherë njësitë tjera kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar por jo edhe policët.