Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i jashtëm i Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë, ka komentuar lirimin e Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili e pranoi se e udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Sipas Pozharit, ky lirim nënkupton që “nuk ka hesap Vuçiqi me rreziku me ja nxjerrë të palarat”.
Tutje, Pozhari ka shkruar edhe për një skenar të mundshëm pas lirimit të Radojiçiqit. Në fakt, analist Pozhari “paralajmëroi” vrasjen e Radojiçiqit.
“E paskan liru Radoiçiçin. Nuk ka hesap Vuçiqi me rreziku me ja nxjerrë të palarat. Atij i duhet heshtja.
Dimri afër. Shtohet numri i aksidenteve! Edhe Radoiçiçit mund t’i dështojnë frenat. Dhe, më pas Vuçiqi të del ta “vajtojë” – vdiq heroi ynë!” – shkroi ai.