Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me pretendimet e fundit se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes.
Vela përmes disa postimeve në Twitter, ka thënë se këto pretendime janë synim perfid për t’i bërë presion gjykatës dhe të për të krijuar huti në publik.
E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre,…
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 30, 2023
2/4
Pra, kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe tentim puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 30, 2023
4/4
Vela ka theksuar se çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë.
Tash e dy vjet, ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pret përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.
Berisha pretendon se në këtë proces, për shkak të orkestrimit të votave, kandidatët e “Iniciativës Rome” janë zgjedhur deputetë në mënyrë të kundërligjshme, kurse ai ka mbetur jashtë Kuvendit.