Gjatë ditës se sotme u paralajmëruan sanksione nga ana e BE-së për Kosovën. Një gjë të tillë e tha edhe kryeministri i Shqipërisë në një konferencë për media ku edhe konfirmoi anulimin e takimit të takimit me Kurtin pas zhvillimeve në veri.
Por, në këtë “luftë” duket se presidentja Osmani ka vendosur të vendoset krah Evropës duke lënë Kurtin me politikën e tij.
Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet një postim në në profilin e saj në “Facebook”.
Shefja e shtetit, ka shpërndarë një fotografi të saj personale, ku në prapavijë shihet flamur zyrtar i Bashkimit Evropian.
Edhe më enigmatike, është mbishkrimi i fotografisë.
“Evropa, shtëpia jonë!”