Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar një festë sot për 247 vjetorin e Pavarësisë së ShBA’së, ku janë ftuar edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Të pranishmëve u janë drejtuar Ambasadori Jeffrey Hovenier dhe Presidentja Osmani, por jo edhe kryeministri Kurti.
Kurtit nuk i është dhënë fjala, siç ka ndodhur zakonisht në festat e kaluara, kur të dy krerët e shtetit kanë mbajtur fjalime në ceremoni. Krejt kjo si pasojë e mospërfilljes së këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm në veri.
Pavarësisht këtij raporti të acaruar me SHBA-në, Ambasada amerikane në Prishtinë, e kanë ftuar kryeminsitrin Albin Kurti që të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, që po mbahet sot në Prishtinë.
Pas këtyre kritikave, SHBA ka marrë edhe masa. Kosova është përjashtuar nga operacioni ushtarak Defender Europe, ndërkohë që ka pasur edhe paralajmërime se mund të ketë masa edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti personalisht.
Por kjo nuk është hera e parë, që kryeministri Kurti injorohet, pasi që me 12 qershor Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, e kishin bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.
Ndryshe nga Kurti, për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, një fjalë rasti ka mbajtur presidentja Vjosa Osmani.
SHBA vazhdon të insistoj se plani 3 pikësh i BE-së është rruga përpara. Deri tani s’ka pasur sinjale për pranimin e kërkesave të Brukselit nga Qeveria e Kosovës.
Pak para nisjes së ndejës për nder të 4 korrikut, ambasadori Hovenier, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përpos pozitës, të pranishëm në oborrin e selisë së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë janë edhe përfaqësues të subjekteve opozitare. /Paparaci.