Aidan Hehir, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Westminster, ka deklaruar se automjetet me të cilat grupet serbe u stërvitën para sulmit në veri të Kosovës duket se ishin amerikane.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se automjetet që shihen në pamjet e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë të tipit “Humvee”.
Hehir ka shtuar se Departamenti i Sigurisë s’do të jetë i lumtur që Serbia “i ka shfrytëzuar për t’i stërvitur terroristët me makinat që iu dhanë donacion nga SHBA-ja”.
“Automjetet duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiqi ka shumë për të shpjeguar”, thuhet në reagimin e tij.
Profesori britanik ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë shumë për të shpjeguar.
The vehicle looks like an American Humvee.
— Aidan Hehir (@FarCanals) October 2, 2023
Surely, the @DeptofDefense won’t be very happy that Serbia used US-donated Humvees to train terrorists?
Vucic has a lot of explaining to do!#Kosovo https://t.co/mfOHf03zzB