Protesta të dhunshme janë mbajtur dje në Francë. Protestuesit e 1 Majit së bashku me protestuesit kundër luftës në Gaza u përleshën me policinë.
Në Paris, numri i demonstruesve vlerësohet të jetë 50,000 në rrugë. Në Lyon, 13,000 demonstrues u mblodhën sipas sindikatave dhe 6,500 sipas prefekturës. Në Marsejë u mblodhën rreth 3000 njerëz. Në Rennes, demonstrata tërhoqi 1,400 demonstrues, sipas prefekturës, ndërsa në Nante ishte midis 4,000 dhe 5,000. Gjatë protestave pati incidente dhe përplasje me policinë.
Gjithashtu raportohet se në qendër të qyteteve gjatë demonstratës u dëmtuan biznese dhe u hodh gaz lotsjellës. 17 persona u arrestuan në fund të marshimit në Lyon, sipas prefekturës, ndërsa Prefektura e Policisë së Parisit njoftoi arrestimin e 25 personave në orët e para të ditës së sotme.
🇫🇷Violent clashes erupt in France during May Day protests, resulting in 17 arrests in Lyon. Police reveal confiscated items from demonstrators. pic.twitter.com/yYdcqr6JyB
— Darth Intra (@darthintra) May 1, 2024