Ka filluar protesat e serbëve në Leposaviq për të kundërshtuar arrestimin e serbëve nga ana e Policisë së Kosovës.
Përkrahja ndaj tyre ka filluar në ora 12:00 para ndërtesës së komunës në Leposaviq.
Në këtë protestë fjalime kanë mbajtur familjarë të të arrestuarve.
Ndërkohë, sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një person i cili dyshohet për sulm ndaj gazetarëve me 16 qershor në Leposaviq.
Ndryshe serbët po protestojnë që nga data 29 maj, ku kanë kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.